Gattuso shpall listën e Italisë për ‘play-off’-in e Botërorit
Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet “play-off” të Botërorit, ku “axurrët” do të luajnë gjithçka për një vend në turne.
Italia do të përballet fillimisht me Irelandën e Veriut në Bergamo më 26 mars.
Në rast kualifikimi, do të luajë në transfertë ndaj fituesit të çiftit Uells-Bosnje Herzegovinë.
Gattuso ka zgjedhur të ruajë një bazë të konsoliduar, pa shumë eksperimente, ndërsa bie në sy rikthimi i Federico Chiesës, një element shumë i rëndësishëm për repartin ofensiv.
Italia synon të rikthehet në Botëror pas 12 vitesh dhe të shmangë një tjetër dështim historik.
Lista e Italisë:
Portierët: Elia Caprile, Marco Carnesecchi, Gianluigi Donnarumma, Alex Meret
Mbrojtësit: Alessandro Bastoni, Alessandro Buongiorno, Riccardo Calafiori, Andrea Cambiaso, Diego Coppola, Federico Dimarco, Federico Gatti, Gianluca Mancini, Marco Palestra, Giorgio Scalvini, Leonardo Spinazzola
Mesfushorët: Nicolò Barella, Bryan Cristante, Davide Frattesi, Manuel Locatelli, Niccolò Pisilli, Sandro Tonali
Sulmuesit: Federico Chiesa, Francesco Pio Esposito, Moise Kean, Matteo Politano, Giacomo Raspadori, Mateo Retegui, Gianluca Scamacca