Gazetari i Syri TV/ Mantho Prokopi: Kombëtarja para Polonisë, një listë plot mungesa dhe një ëndërr që duket e vështirë

Kombëtarja shqiptare e futbollit përgatitet për një moment historik, teksa më 26 mars do të përballet me Poloninë në sfidën e parë të fazës play-off për kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Kjo është hera e parë që Shqipëria arrin këtë fazë, por rruga drejt ëndrrës duket më e vështirë se kurrë, me një kundërshtar të fortë dhe një situatë aspak të favorshme brenda ekipit.

Përballja me Poloninë konsiderohet një malore e vërtetë. Polonia, një ekip me përvojë dhe me emra të mëdhenj në arenën ndërkombëtare si Robert Lewandowski, hyn në këtë ndeshje si favorite absolute.

Përveç cilësisë së kundërshtarit, kombëtarja kuqezi do të ketë përballë edhe një tjetër pengesë të madhe: ndeshja do të luhet në transfertë, në Varshavë, në një stadium me kapacitet prej rreth 57,000 vendesh, ku pritet të dominojnë thuajse tërësisht tifozët vendas. Këto kushte e bëjnë misionin e Shqipërisë edhe më të komplikuar.

Për sfidën me polakët, gazetari Mantho Prokopi, i ftuar në studion e Syri TV me moderatoren Eneida Ndoci, dha mendimin e tij, duke theksuar: “Në fakt, në 26 mars do të provojmë të bëjmë diçka që s'kemi bërë kurrë më parë. Do të luajmë në fazën play-off të Botërorit, diçka që për Shqipërinë ishte diçka e paarritshme më parë dhe do të kërkojmë që, pse jo, të bëjmë mirë.

Për të thënë të vërtetën, mos harrojmë që sfida play-off në një Botëror i ka emra shumë të mëdha të futbollit botëror dhe gjithmonë vështirësia rritet gjithnjë e më shumë.

Përballë nesh, në shortin që u hodh, u vendos si kundërshtari i parë në fazën gjysmëfinale të fazës play-off Polonia, që është një kombëtare në letër më e mirë se ne. Dhe pikërisht për këtë arsye, vijmë si një skuadër jo favorite. Jo vetëm e parë në zonën rajonale, por e gjithë bota e sheh që Shqipëria është ajo skuadra me të paktën 20% shanse për të kaluar më tej?

Kur mos harrojmë që Polonia është një kombëtare shumë më e njohur në arenën ndërkombëtare dhe me emra më të spikatur në skuadrën e tyre. Prandaj për këtë arsye, kombëtarja jonë niset si jo favorite në këtë sfidën e parë play-off ndaj Polonisë. Gjithashtu është një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që me datë 26 ne nuk luajmë dot në shtëpinë tonë, por luajmë në transfertë, edhe kjo që u vendos në bazë të shortit, në një transfertë në Varshavë me një kapacitet prej afër 57,000 tifozësh, ku pa frikë 54,000 ose 53,000 do të jenë bileta në favor të tifozëve vendas, pra tifozëve polakë.

Pra, parimisht është një finale për kombëtaren tonë që okay, entuziazmi është në kampin kuqezi për të bërë mirë ndaj Polonisë, por realiteti është që është një sfidë shumë e vështirë për për kombëtaren tonë dhe nuk mjafton vetëm kjo sfidë për t'u kualifikuar në Botëror, pasi është vetëm gjysmëfinalja e play-off-it dhe në rast suksesi do kalojmë dhe një përballje tjetër.

Le të themi që do të jetë test hapi i parë, por sigurisht është shumë e vështirë. Është shumë e vështirë për shkak se dhe Polonia është një kombëtare me eksperiencë shumë të madhe, me emra shumë të mëdhenj si Lewandowski, që me shumë mundësi do të ketë dhe Botërorin e fundit dhe për këtë arsye kërkon maksimumin nga nga vetja dhe nga përfaqësuesja e Polonisë për të siguruar të paktën një pjesëmarrje në Botërorin në Amerikë 2026.

Nga ana tjetër, është temë e diskutueshme nëse dështimi në këtë fushatë kualifikuese mund të quhet dështim për Shqipërinë, ose ndoshta ky mund të jetë maksimumi jonë. Ka shumë forma dhe rezultate që ka treguar kombëtarja shqiptare në ndeshjet e fundit i ka ngrohur disi tifozët që mendojnë që mund të bëjnë mirë dhe ndaj Polonisë, por nga ana tjetër ka dhe shumë skeptikë në një farë mënyre që e pranojnë që është një skenë shumë e madhe kombëtare si Polonia, Ukraina dhe ndoshta Suedia janë shumë të rënda për peshën e e përfaqësueses tonë.

Kështu që mbetet për t'u parë se çfarë do mund të bëjë Shqipëria në këtë sfidë play-off që e kujtoj është me datë 26 mars, ku do të vendoset shumë pastaj fati i fshatës kualifikuese për në Kupën e Botës Amerikë 2026.

Ditën e nesërme, prej orës 10:00, do të publikohet edhe lista me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Sylvinho për këtë takim. A mendon që do të kemi risi apo surpriza në skuadër?

Ndoshta tema e listës është ndoshta tema më e nxehtë në kombëtaren tonë për momentin, pasi shumë kërkojnë ca ndryshime në listë, shumë tifozë, disa të tjerë kërkojnë që, dhe vetë trajneri Sylvinho ka treguar që nuk parapëlqen të ketë ndryshime në listë, por ajo që shqetëson më ne është fakti që lojtarët që shpesh kanë qenë të grumbulluar me kombëtaren shqiptare dhe që lojtarët të cilët kanë qenë, po themi, pikë referimi për kombëtaren shqiptare, kanë ose mungesa për shkak dëmtimi, ose nuk kanë minuta në këmbë me skuadrat e tyre. Bëhet fjalë për Rey Manaj, që është sulmuesi kryesor i kombëtares tonë, i cili ka pësuar një dëmtim te Sivasspori dhe do ngelet jashtë kësaj liste dhe jashtë fushës kualifikuese. Gjithashtu, së fundmi vjen lajmi që dhe Mirlind Daku, një tjetër sulmues, shpesh i përdorur nga Sylvinho si zëvendësues, po ashtu vuan një dëmtim të pësuar me Rubin Kazanin në Rusi dhe nuk do të jetë pjesë e kësaj liste.

Gjithashtu, ditën e djeshme trembi dhe Kristjan Asllani, mesfushori i kombëtares tonë, që në sfidën me Beshiktashin, kur u zëvendësua, doli duke çaluar. Pra, shumë shpresojnë të jetë thjesht një goditje e momentit dhe disa të tjerë i tremben që mund të jetë një dëmtim edhe për më afatgjatë.

Përpos këtyre, i shtohen dëmtime të tjera të Marash Kumbullës, që ka kohë që nuk luan me me skuadrën e tij për shkak dëmtimi. Gjithashtu i dëmtuar është dhe Medon Berisha. Shpesh, edhe pse jo titullar ose jo minuta në këmbë me kombëtaren, Berisha ka qenë i preferuari i Sylvinhos dhe gjithmonë ka qenë pjesë e kombëtares tonë.

Kështu që, duket sikur kjo listë do të ketë shumë mungesa dhe tjetër temë e nxehtë në fakt në këtë listë është thirrja, edhe për shkak të mungesave në sulm, nëse Muçi dhe Mehmeti do të thirren kësaj here nga trajneri Sylvinho. Të shumëkërkuar Muçi dhe Mehmeti që janë alternativa për krahun e kombëtares tonë, të shumëkërkuar nga tifozët, por duket sikur trajneri nuk bindet nga këta lojtarë. Dhe duke pasur parasysh përpos mungesave dhe alternativat e tjera që ne kemi në listë si Arbër Hoxha ose Nedim Bajrami, kanë marrë minuta shumë të pakta me skuadrat e tyre”.