Spanja shpall listën e miqësoreve, rikthehet Rodri
Pas pushimeve dimërore, Spanja kthehet javën tjetër me një ndeshje miqësore kundër Serbisë (e premte, 27, Vilareal) dhe tjetër tre ditë më vonë, të martën, 31, kundër Egjiptit në Barcelonë.
Trajneri Luis de la Fuente ka publikuar listën me lojtarët e thirrur ku vihet re përfshirja e portierit të Barcelonës, Joan Garsia edhe pse mbeti i dëmtuar kundër Njukasëllit në ndeshjen e Championsit.
Rikthehet edhe fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, i cili ka rifituar formën e tij me Mançester Sitin.
Lista e ardhshme e skuadrës së Spanjës do të jetë ajo përfundimtare për Kupën e Botës.
Luis de la Fuente do të shpallë 26 lojtarët e zgjedhur për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada në fund të majit.