", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/March/20/auto_Screenshot_2026-03-20_1217561774005535.png", "width": 900, "height": 563 } }

Skandali me çmimin e naftës, Sejdarasi: U shtrenjtua ditën e dytë të luftës

Çmimi i naftës ka kapur një tjetër rekord historik, duke arritur në 220 lekë për litër në pikat e karburantit në vend, një rritje skandaloze që ka rënduar ndjeshëm xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Në një kohë kur debati publik është i ndezur mbi shkaqet e kësaj rritjeje të pandalshme, eksperti i ekonomisë, Bardhyl Sejdarasi ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv ku ka analizuar situatën duke vënë në dukje se çmimi u rrit pa patur asnjë lloj furnizimi nga firmat me naftë me çmimi të rritur nga tregu ndërkombëtar pas fillimit të luftës në Iran.

Sejdarasi: Lufta kishte dy ditë që kishte filluar. Në e rritëm çmimin në ditën e dytë. Unë pyeta në Drejtorinë e Përgjithshme të doganave, u thashë: më tregoni cilat kompani kanë sjellë naftë këto dy ditë, këto pesë ditë këto 7 ditë. Asnjë kompani nuk kishte sjellë naftë. Pse u rrit çmimi. Kur s’kishte zhdoganim. Pse u rrit ky çmim kur ndërkohë nuk ka ardhur ajo nafta e rritur. Pra këtu është çështje e kontrollit.

Unë i kam kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, publikisht në disa televizione që kam dalë që ju lutem publikoni faturat e zhdoganimit të naftës të çdo kompanie që zhdoganon. Sepse ne jemi gazetarë, dhe në mund ta bëjmë vetë hesapin, se sa u zhdoganua, sa është dollari sot, sa taksa dhe tatime ka. Sigurisht që ne jemi kampion në botë. Në jemi vendi i pestë për sa i përket çmimit të karburantit. Dhe kemi çmimin më të lartë sepse të gjithë tatimet dhe taksat që duhet të merren ne dy-tre dritare i marrim në një të vetme. Pra ne i marrim të karburanti edhe atë që do të duhet ta merrnim te makina.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Syri Televizion (@syri.tv)