Gjin Gjoni viziton Myftininë e Lezhës dhe uron besimtarët për Fitër Bajramin
Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni , ka zhvilluar sot një vizitë prane myftinise ne lezhë, ku është takuar me perfaqësues të komunitetit mysliman dhe besimtarë të pranishëm.
Gjin Gjoni u uron të gjithë besimtarëve myslimanë “Gëzuar Fitër Bajramin”.
Ai thekson se kjo ditë është një mundësi që solidariteti të shtohet dhe që të gjithë shqiptarët të solidarizohen më shumë me njëri-tjetrin, duke forcuar frymën e paqes dhe mirëkuptimit në shoqëri.
Gjithashtu, edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj dhe kryetarja e degës së Partisë Demokratike Lezhë Donika Ndoj përcjellin urimet e tyre për besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke uruar paqe, solidaritet dhe harmoni në çdo familje shqiptare.