Real Madridi ka tre opsione për të përforcuar mbrojtjen
Real Madrid pritet të jetë aktiv në merkato gjatë verës për të përforcuar repartin e mbrojtjes, ndonëse këtë herë lëvizjet nuk janë aq të avancuara sa në sezonet e kaluara.
Fillimisht, drejtuesit e klubit mendonin të afronin dy mbrojtës të rinj, por mundësia e rinovimit të kontratës së Antonio Rudiger mund të ndryshojë planet, duke e kufizuar afrimin në vetëm një përforcim.
Një nga emrat kryesorë në listë është Nico Schlotterbeck, i cili pëlqehet shumë nga madrilenët.
Megjithatë, Borussia Dortmund po punon për rinovimin e kontratës së tij përpara merkatos verore.
Një tjetër alternativë është Ibrahima Konate i Liverpool, i cili mund të jetë një mundësi interesante nëse del lojtar i lirë, edhe pse aktualisht nuk është prioritet absolut.
Ndërkohë, një opsion më ekonomik dhe strategjik mbetet rikthimi i Jacobo Ramon, i cili po zhvillohet te Como nën drejtimin e Cesc Fabregas.
Madrilenët kanë opsionin për ta rikthyer atë këtë verë për 8 milionë euro ose verën e ardhshme për 9 milionë.
Ideja e klubit është që Ramon të jetë një zëvendësues afatgjatë i Rudigerit, ndërsa Schlotterbeck ose Konate do të konkurronin për një vend titullari nëse transferohen.
Në fund, vendimi pritet të varet nga faktorë ekonomikë dhe strategjikë, me Real Madridin që synon të gjejë balancën mes cilësisë dhe kostos në përforcimin e mbrojtjes.