Trump jep 'dritën jeshile' për shitjen e 7 miliardë dollarë armë Emirateve të Bashkuara Arabe

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka dhënë “dritën jeshile” për shitjen e armëve dhe municioneve shtesë me vlerë rreth 7 miliardë dollarë drejt Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton The Wall Street Journal.

Sipas raportimit, kjo paketë është miratuar pa një njoftim publik nga Departamenti i Shtetit dhe pa informimin e Kongresit, siç parashikohet zakonisht nga legjislacioni amerikan për marrëveshje të tilla.

Këto blerje i shtohen një pakete tjetër shitjesh armësh me vlerë 16.5 miliardë dollarë, e cila u bë publike më herët gjatë së njëjtës ditë.

Marrëveshja përfshin raketa PAC-3 për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, me një vlerë rreth 5.6 miliardë dollarë, si dhe helikopterë transporti CH-47 Chinook me vlerë rreth 1.32 miliardë dollarë.

Sipas The Wall Street Journal, arsyeja pse këto shitje nuk janë bërë publike është se ato konsiderohen zgjerime të marrëveshjeve të mëparshme të miratuara.