Grosistët rritën çmimin e naftës, ‘zgjohet’ Qeveria, rikthen Bordin e Transparencës

Teksa çmimet e naftës në vendin tonë u rritën në mënyrë flagrante pas situatës së trazuar në Lindjen e Mesme, qeveria shqiptare u kujtua të ngrejë Bordin e Transparencës, ndërsa qytetarët po vuajnë në kurriz babëzinë e grosistëve.

Qeveria do të rikthejë Bordin e Transparencës, ku pritet të komunikohet vendimi zyrtar.

Akciza do të ulet me 20% pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët e fundit, qeveria pritet të mblidhet javën tjetër për të rikthyer Bordin e Transparencës si dhe të ulë akcizën me 20%, që aktualisht është 38.8 lekë.

Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes, 19 mars, qeveria ka përcaktuar vetëm marzhet e fitimit dhe mënyrën se si do të funksionojë Bordi i Transparencës, konkretisht marzhi i fitimit pritet të jetë 3 lekë për tregtinë me shumicë dhe 12 lekë për tregtinë me pakicë.

Deri më tani në fuqi është Task-Forcam që u ndrit për kontrollin e tregut të hidrokarbureve për të shmangur abuzimin me çmimet.

 Kërkesa për rishikimin e taksave është bërë dhe nga Konfindustria pasi në një litër naftë rëndojnë sot 4 taksa: Akciza, TVSH-ja, taksa e karbonit dhe e qarkullimit.