Praktike dhe ekonomike/ Ja si të aromatizoni shtëpinë me një truk natyral
Ekziston një metodë të thjeshtë dhe natyrale për të aromatizuar shtëpinë, duke përdorur përbërës që gjenden lehtë në kuzhinë.
Çfarë sugjerohet?
Zierja e lëkurave të mandarinës me kanellë dhe piper.
Si funksionon?
Kur këta përbërës zihen në ujë lëshojnë aroma të këndshme dhe të ngrohta. Ndihmojnë në neutralizimin e erërave të pakëndshme dhe krijojnë një atmosferë më të freskët në ambient.
Si përgatitet?
1. Vendos në vatër një tenxhere me ujë.
2. Shto lëkurat e mandarinës.
3. Shto pak kanellë dhe një sasi të vogël piperi.
4. Lëri të ziejnë për disa minuta, derisa aroma do të përhapet në të gjithë shtëpinë.
Kjo është një mënyrë ekonomike, e lehtë dhe natyrale për ta bërë shtëpinë të ketë një aromë të këndshme, pa përdorur kimikate.