Besimtarë myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit në Elbasan

Qindra besimtarë myslimanë në Elbasan janë mbledhur mëngjesin e sotëm në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë falur namazin e Fitër Bajramit, pas një muaji sakrifice dhe agjërimi gjatë Ramazanit.

Ceremonia është drejtuar nga myftiu i Elbasanit, Agim Duka, i cili në fjalën e tij përcolli mesazhe paqeje, begatie dhe mbarësie për çdo besimtar, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe besimit në jetën e përditshme.

“Kjo është një ditë gëzimi dhe mirësie për të gjithë besimtarët. Pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice, sot lutemi që në çdo familje të ketë paqe, begati dhe harmoni.”

Në përfundim të ceremonisë, besimtarët kanë shkëmbyer urime dhe përshëndetje me njëri-tjetrin, duke përcjellë mesazhe paqeje dhe begatie për çdo familje.