VIDEO/ Tjetër gol në “Allianz Arena”, shënon blerja e re

Sezoni i ri i Bundesligës filloi mbrëmjen e sotme me sfidën Bayern Munchen-Bayer Leverkusen, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 9-të shënohet goli i parë i takimit dhe njëkohësisht i sezonit të ri të Bundesligës.

Pas një krosimi në zonë, Sule me kokë mposht portierin e Leverkusenit dhe kalon Bayern Munchen në avantazh.

Në të 19’ bavarezët realizojnë dhe golin e dytë. Tolisso i jep sigurinë ekipit të Ancellottit, i cili bën një nisje mjaft të mirë sezonit të ri.