VIDEO/ Qindra besimtarë falin namazin e Fitër Bajramit në Vlorë

Qindra besimtarë myslimanë të Vlorës dhe zonave përreth kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Fitër Bajrami në ambientet e pallatit të Sportit .

Myftiu i Myftinisë së Vlorës, Ardit Hoxhllaku,  në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj familjes dhe mbështetjes për njerëzit në nevojë.

Sipas tij, dashuria dhe kujdesi ndaj njëri-tjetrit janë një formë e drejtpërdrejtë e shprehjes së besimit dhe lidhjes me Zotin.

Myftiu Hoxhllaku ,në mbarim të faljes uroi për më shumë paqe dhe qetësi shpirtërore për të gjithë besimtarët.

Falja e namazit të Fitër Bajramit është zhvilluar gjithashtu edhe në xhamitë e tjera të rrethit të Vlorës.