Aston Villa dhe Porto dhe Betisi, në çerekfinale të Europa League-s
Aston Villa siguroi kalimin në çerekfinale të Europa League-s me një fitore 2-0 ndaj Lille, duke triumfuar 3-0 në total. Golin e parë për Villans e shënoi John McGinn në minutën e 54-t, pas një asistimi të shkëlqyer nga Jadon Sancho, duke dërguar topin në qoshen e poshtme të portës.
Pak para fundit të ndeshjes, rezultatin përfundimtar 2-0 e vulosi Leon Bailey, i cili shënoi nga afër pas një pasimi të Ollie Watkins. Për Lille, një gol i Olivier Giroud u anullua për pozicion jashtë loje, duke lënë rezultatin të pandryshuar. Kështu, Aston Villa arriti fitoren dhe vendin në çerekfinale.
Në ndeshjen Porto-Stuttgart u shënuan vetëm dy gola, të dy nga skuadra vendase. Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, kur William Gomes shënoi pas një devijimi të topit nga Borja Sainz, që u pasua nga ndërhyrja e Atakan Karazor. Rezultati u mbyll në 2-0 në minutën e 72-t, kur Victor Froholdt fitoi topin nga Stiller dhe e dërgoi fuqishëm në rrjetën e Stuttgart. Përgjatë gjithë ndeshjes, Stuttgart nuk arriti të shënonte, pavarësisht presionit dhe disa rasteve të rrezikshme, ndërsa Diogo Costa bëri pritje vendimtare për të ruajtur portën e paprekur. Kështu, Porto fitoi 4-1 në total dhe kaloi në çerekfinale.
Fitore e madhe e Betisit, që iu imponua 4-0 Panathinaikosit. Takimi i vetëm i mbrëmjes që shkoi në shtesë ishte Roma - Bologna, me kohën e rregullt 3-3.