Portieri i Manchester United objektivi i merkatos së klubit të madh

Reali i Madridit nuk heq dorë nga David De Gea. Sipas mediave angleze, “Los Blancos” do të bëjnë edhe një tjetër tentativë për të firmosur me portierin e Manchester United në këtë merkato verore.

Në ditët e ardhshme Reali i Madridit pritet ti paraqesë një ofertë të re “Djajve të Kuq” për “gardianin”, por vështirë se skuadra angleze do të vendosë të privohet nga shërbimet De Gea në këtë merkato.