Korçë, besimtarët myslimanë festojnë përfundimin e Ramazanit në xhaminë Iljaz Bej Mirahori

Dhjetëra besimtarë myslimanë u mblodhën në xhaminë Iljaz Bej Mirahori në Korçë, për të shënuar përfundimin e muajit të Ramazanit. Atmosfera ishte festive dhe e mbushur me gëzim, ndërsa falja e përbashkët shënoi momentin kryesor të ngjarjes.

Menjëherë pas faljes, festa vijoi edhe jashtë xhamisë, ku qielli u ndriçua nga fishekzjarret, duke shtuar emocionin dhe ndjenjën e bashkimit mes besimtarëve.

Pas një muaji agjërimi, përkushtimi dhe reflektimi shpirtëror, besimtarët do të festojnë Fitër Bajramin pranë familjarëve dhe të afërmve, duke ndarë urime, solidaritet dhe mirësi me njëri-tjetrin.