Të kualifikuarat e para/ Frieburgu dhe Celta Vigo prekin çerekfinalet
Percaktohen dy skuadrat e para çerekfinaliste të Europa League në përfundim të sfidave të nisura në orën 18:45.
Skuadra gjermane e Frieburgut shkatërroi 5-1 Genk-un, duke e bërë të pavlefshme suksesin minimal të belgëve në ndeshjen e parë.
Befasia vjen nga Lioni, ku skuadra vendëse u mposht 2-0 nga Celta Vigo, me ndeshjen e parë të mbyllur 1-1. Në fakt, kjo ndeshje u kushtëzua nga ndëshkimi me karton të kuq të Niakhate që në minutën e 19-të. Lioni e mbylli ndeshje me 9 lojtarë, pasi në shtesë edhe Tagliafico mori karton të kuq. Për Celta-n shënuan Rueda dhe Jutgla.