VIDEO/ Nuri: Cilësimi autokraci elektorale e damkos Shqipërinë, po humbim hapin ndaj BE-së

Juristi Franc Nuri komentoi në edicionin e mbrëmjes së emisionit ‘Ora 19’ raportin e fundit ndërkombëtar, i cili e klasifikon Shqipërinë dhe demokracinë e saj si një autokraci elektorale.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko Nuri u shpreh se, ky nocion e ‘damkos’ Shqipërinë, veçanërisht në një periudhë kur flitet shumë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se vendet si Mali i Zi po ecin drejt standardeve të Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria, sipas tij, po bën hapa pas.

Ai shtoi se më parë disa burokratë në Bruksel nuk e kishin parë ose shmangnin këtë realitet, por raportet e fundit dhe rezolutat ndërkombëtare, veçanërisht ato që lidhen me zgjedhjet e 14 majit, kanë ndihmuar në krijimin e një imazhi më të drejtë të Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

Nuri përfundoi duke theksuar se Shqipëria duhet të përballet me realitetin dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar standardet demokratike dhe sundimin e ligjit.

‘Nocioni autokraci elektorale e damkos Shqipërinë.

E damkos Shqipërinë aq më tepër në këto ditë dhe javë ku flitet shumë për integrimin europian të Ballkanit perëndimor, ku flitet për standardet që ka arritur dhe përparimin që ka arritur Mali i Zi, vendi kandidat për Bashkimin Europian, vendi fqinj me ne që në garë po themi dhe edhe me Shqipërinë, se kush e kush do afrohet më shumë drejt BE-së dhe ndërkohë ne jemi në vend numëro apo për mos të thënë që kemi bërë hapa prapa.

Sepse të cedosh në demokraci, të cedosh në nivelin e bërjes së zgjedhjeve, të cedosh po ashtu siç po cedon shteti shqiptar sa i takon shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave, qoftë të drejtave të njeriut, por edhe zbatimit të kushtetutës dhe të ligjeve, gjërave më bazike nga vetë institucionet e shtetit si parlamenti apo qeveria, e ka bërë Shqipërinë që të jetë e klasifikuar tashmë nga të gjitha institutet ndërkombëtare dhe raportet ndërkombëtare në këto vende, siç e thatë dhe ju, njësh me Somalinë, me Bjellorusinë e të tjera e të tjera, me vende të Afrikës dhe të Azisë që nuk janë vite dritë e larg standardeve të Bashkimit Europian fatkeqësisht.

Kështu që kjo është ajo që të bën përshtypje. Shqipëria është ka bërë hapa prapa dhe ky raport e damkos Shqipërinë sepse tregon faktikisht realitetin. Ë, po këtë realitet një pjesë e mirë e autokratëve në Bruksel nuk e nuk e kam parasysh, ose të paktën deri para pak kohësh nuk e kishin parasysh. Tashmë me

Po, burokratët, burokratët e Brukselit. Po. Burokratët e Brukselit, po. Nuk e kanë pasur parasysh deri para pak kohësh këtë realitet, apo të paktën shkelnin një sy ndaj këtij realiteti që ishte në Shqipëri.

Tashmë me një numër të shtuar të raporteve ndërkombëtare që vijnë njëra pas tjetrës dhe sidomos mbas rezolutave, ato shtatë rezolutat e famshme që e thanë në një farë mënyre se çfarë do të ishin zgjedhjet e 14 majit, sepse disa rezoluta ndodhën dhe përpara zgjedhjeve të 14 majit, një pjesë tjetër e tyre dhe mbas, ë besoj të gjitha këto raporte të marra në tërësi, përfshirë dhe raportin e fundit që ne për të cilin po flasim aktualisht, mendoj që ë ndihmojnë në krijimin e imazhit të më të drejtë, imazhit publik të Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

Që ta dinë që Shqipëria nuk është vetëm ai vendi turistik në thonjëza që ë apo që është bukur për të ardhur dy ditë e të tjerë e të tjerë, por ka një realitet krejt ndryshe.

Ana tjetër e medaljes është krejt ndryshe. Shqiptarët jetojnë në një autokraci, shqiptarët nuk organizohen në mënyrë të lirë të të lirshme, thoshte raporti. Pra, është fare e qartë, në Shqipëri mungojnë sindikatat, mungojnë organizimet, OJF-të janë, shoqëria civile është pothuajse e kontrolluar, ka vite që Sorosi ndikon dhe jep ndikimin e tij.

Po ashtu shoqëria shqiptare ë është, një pjesë e mirë ka emigruar, pjesa më vitale e shoqërisë. Pra, është një shoqëri e cila po kalon një krizë identitare shumë të thellë. Dhe jo vetëm si shoqëri, por edhe si demokraci. Jemi shumë, shumë hapa prapa atyre ku, atij niveli ku duhet të ishim’, tha juristi Franc Nuri gjatë bisedës në SYRI TV.