Syri TV/ Pedagogët konstatuan shkelje nga Universiteti i Arteve, paralajmërojnë bojkot
Një sërë shkeljesh janë konstatuar në Universitetin e Arteve lidhur me mosrespektimin e vendimeve të komisioneve të promovimit të stafit akademik dhe të Senatit. Një grup pedagogësh të këtij universiteti përmes një konference për mediat kanë shprehur shqetësime që lidhen me moszbatimin e vendimeve për promovimin e stafit me tituj të rinj akademikë dhe detyrimin e pedagogëve për të ndjekur studimet e doktoraturës. Nëse nuk merren masa ata paralajmërojnë bojkot.
Nga SYRI TV
Një grup pedagogësh të Universitetit të Arteve, përmes një konference për mediat kanë evidentuar shkelje të konstatuara në këtë universitet, lidhur me mosrespektimin e vendimeve të komisioneve të promovimit të stafit akademik dhe të Senatit.
Kërkesat janë përkrahur edhe nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, të cilët i bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës.
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për sqarim, deri më sot nuk ka një qëndrim të qartë institucional mbi statusin dhe zbatimin e këtyre vendimeve, ndaj nëse nuk merren masa, pegadogët paralajmërojnë bojkot dhe hapa të tjerë.