Tirana në 'hartën e kuqe': Ajri i ndotur tejkalon çdo limit, qytetarët rrezikohen nga pluhuri dhe gazrat e automjeteve

Harta e kuqe e ndotjes së ajrit ka përfshirë të gjitha arteriet kryesore të Tiranës, ku pluhuri dhe emetimet e gazrave të rrezikshëm të automjeteve kalojnë çdo limit sigurie.

Pas Co-Plan dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mbi përkeqësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet, të dhënat e reja të platformës globale World Air Quality Index konfirmojnë një realitet edhe më shqetësues.

Monitorimi në kohë reale përmes 9 stacioneve të shpërndara në pikat kyçe të kryeqytetit nxjerr zbuluar dështimin në menaxhimin e mjedisit. Në zona si Rruga “Bardhyl”, Rruga e Kavajës, Ish-Parku i Autobusëve, madje niveli i grimcave të rrezikshme PM 2.5 është deri në 12 herë më i lartë se normat strikte të OBSH-së. Një prej stacioneve ndodhet te Shtëpia e Europës, në rrugën Papa Gjon Pali i Dytë, dhe po ashtu tregon nivel të lartë ndotjeje.

Nivelet e larta të pranisë së grimcave të pluhurit në ajër shkaktohen kryesisht nga automjetet, ndërtimi dhe industria.

Përplasi për vdekje 72-vjeçaren në Tiranë, arrestohet shoferi i autobotit të UKT-së

Por raportet e Co-Plan dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nxjerrin në pah nevojën për shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet. E pyetur nga Televizioni Klan se sa është shtuar hapësira e gjelbër dhe sa pemë janë mbjellur gjatë vitit të fundit, Bashkia e Tiranës vijon të heshtë.