'Gëzuar Fitër Bajramin!' - Meta uron besimtarët myslimanë
Presidenti i Partisë së Lirisë uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin
Në një reagim në facebook Meta uron për më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe
“Thuaj: “Vetëm me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” – KURAN
Sonte i bashkohem festës së çdo besimtari mysliman shqiptar për mirëseardhjen e Fitër Bajramit dhe urimeve të përzemërta për agjërim të pranuar, për më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në familjet tuaja!
Shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari!
GËZUAR FITËR BAJRAMIN