Kalendari/ Java e 29-të sjell ndeshje vendimtare për ‘Final 4’ dhe mbijetesën
Java e 29-të e Abissnet Superiores pritet të sjellë përballje mjaft të forta dhe vendimtare për fatin e skuadrave, si në garën për vendet në “Final 4”, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.
Të premten, kampionati hapet me ndeshjen mes AF Elbasanit dhe Egnatias. Ky duel, i treti mes këtyre skuadrave këtë sezon, ka prodhuar rivalitet dhe spektakël dhe do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, në orën 19:00.
E shtuna sjell dy sfida shumë interesante. Bylis do të presë në shtëpi Flamurtarin në një takim ku të dy ekipet synojnë maksimumin e pikëve, në ora 15:00, në stadiumin “Adush Muça”. Po atë ditë, në ora 18:00, Vllaznia, e cila kryeson renditjen, do të presë Dinamo City-n në “Loro Boriçi”, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit për të përballuar Teuta në “Niko Dovana”.
Java e 29-të do të mbyllet të dielën, më 22 mars, me ndeshjen Tirana – Vorës, që do të luhet në “Selman Stërmasi”, në orën 15:00.
Programi i plotë i javës së 29-të:
AF Elbasani – Egnatia, 20.03.2026, ora 19:00, “Elbasan Arena”
Bylis – Flamurtari, 21.03.2026, ora 15:00, “Adush Muça”
Teuta – Partizani, 21.03.2026, ora 18:00, “Niko Dovana”
Vllaznia – Dinamo City, 21.03.2026, ora 18:00, “Loro Boriçi”
Tirana – Vora, 22.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”