Vasili: Ditë feste për Ramën, po grin miliona euro me çmimin e naftës!

Nga Petrit Vasili

Çmimi i naftës po rritet çmendurisht.

Por Edi Rama, megjithë ministrat delenxhinj që ka përqark, nuk lëviz gishtin për të ulur çmimin e naftës; bile guxojnë të thonë edhe marrëzira dhe bëhen lolo e gazi i botës, sepse korrupsioni i ka kapur për fyti dhe Rama ua kërkon këtë.

Rama gëzon se po ju merr miliona euro nga xhepat shqiptarëve.

Gëzon se këto miliona euro do t’i plaçkisë me tenderat e tij për rrugë që shemben, për zyra e makina luksoze dhe për gjithfarë hajdutërirash.

A ka zgjidhje?

Zgjidhjen e ka dhënë Partia e Lirisë me projektligjin për heqjen e Taksës së Qarkullimit dhe të Karbonit, i cili është në Kuvendin e Shqipërisë dhe që e ul çmimin e naftës.

Projektligji është prej dy javësh në Kuvend, por hajdutët e Rilindjes, me Peleshin në krye, e bllokojnë dhe nuk e votojnë.

Përse nuk e voton menjëherë Rama?

Sepse interesi i vetëm i Ramës është që t’u shvasë paratë shqiptarëve dhe të pasurojë oligarkët sekserë të tij, që i paguajnë çarterat dhe edhe lobimet për të blerë mbështetje tek ndërkombëtarët.

Rilindas, me Ramën në krye, shkoni votoni projektligjin e PL për karburantet, se ju doli boja për faqe të zezë duke kundërshtuar dhe duke plaçkitur shqiptarët.

Votimi i projektligjit të PL është vijë ndarëse mes atyre që e duan popullin dhe njerëzit e thjeshtë dhe atyre që e rrjepin popullin deri në palcë dhe janë të pangopur në mbushjen e thesit me miliona euro.

Ja ku i keni çmimet sot të naftës e benzinës që kanë fluturuar.