‘S'do dislokojmë trupa në Iran’, Trump takon kryeministren e Japonisë: Pres të ndërhyni, kemi shpenzuar shumë për ju

Presidenti amerikan, Donald Trump ndërsa ka pritur kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, është shprehur se SHBA nuk do të dislokojnë asnjë ushtar amerikan në Iran.

I pyetur nga një gazetar gjatë takimit të tij me Takaichin, nëse kishte ndërmend të vendoste më shumë trupa në rajon, Trump u përgjigj: "Jo, nuk do të vendos trupa askund. Nëse do të vendosja, sigurisht që nuk do t'jua thoja, por nuk do të vendos trupa."

Por presidenti Trump tha se priste që Japonia të “rriste” mbështetjen e saj ndaj Iranit.

"Pres që Japonia të ndërhyjë sepse, e dini, ne kemi atë lloj marrëdhënieje dhe ne mbështesim Japoninë. Ne kemi 45,000 ushtarë në Japoni. Ne kemi shpenzuar shumë para për Japoninë", tha ai.

"Nuk kemi nevojë për shumë. Nuk kemi nevojë për asgjë. Dua të them, sinqerisht, nuk kemi nevojë për asgjë nga Japonia apo nga askush tjetër. Por mendoj se është e përshtatshme që njerëzit të ndërmarrin hapa."

Trump shtoi: “Në rastin e Japonisë, kam dëgjuar se ata marrin më shumë se 90% të naftës së tyre përmes ngushticës.”

Takaichi pohoi me kokë dhe tha "Po".

"Pra, kjo është një arsye e madhe për të ndërmarrë hapa përpara," tha ai.

"Ne po e mbrojmë ngushticën për të gjithë të tjerët", tha Trump. "Dhe pastaj në rastin e NATO-s, ata nuk duan të na ndihmojnë të mbrojmë ngushticën, dhe janë ata që kanë nevojë për të. Por tani po bëhen shumë më të sjellshëm sepse po e shohin qëndrimin tim."/ Reuters.