A po manipulohet gara për kreun e policisë së shtetit? Bizhga tërheq masën disiplinore ndaj Rebani Jaupit

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë Syri, sipas të cilit, Sokol Bizhga, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i komanduar pas shkarkimit të Ilir Prodës, po keqpërdoret për të intimiduar procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm.

Mësohet se Bizhga sot ka nxjerrë një vendim për tërheqjen e apelimit që ka bërë institucioni pra Policia e Shtetit ndaj masës disiplinore në fuqi të njërit prej kandidatëve Rebani Jaupi.

Kjo është bërë para se komisioni të shpallë listën e personave që plotësojnë kushtet ligjore të kandidimit.

Mbase  mendon që komisioni nuk do ta vërë re, pasi nesër fillojnë pushimet dhe më datën 24 mars është intervistimi i kandidatëve.

Në fakt Bizhga nuk e di që ka një detyrim për të apeluar vendimet dhe jo për të tërhequr ato.

Pyetja që lind është A do të heshtë Ministri Lamallari apo do ta ndjekë rastin?

Në listën e kandidatëve përfshihen:

Pëllumb Seferi

Elidon Çela

Alfred Çepe

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Lorenc Panganika

Afrim Tafa

Neritan Nallbati

Idejet Faskaj

Gentian Berberi

Tonin Vocaj

Skënder Hitaj

Arjanit Arapi

Gentjan Shehaj