Henry ‘ngre në qiell’ Barcelonën: Ta ndalësh këtë skuadër është mision i pamundur!
Legjenda e Barcelonës, Thierry Henry, ka bërë një deklaratë të fortë pas triumfit spektakolar të katalanasve ndaj Newcastle United, duke theksuar se kjo skuadër duket e pandalshme në formën aktuale.
Formacioni i drejtuar nga Hansi Flick dhuroi një performancë të jashtëzakonshme, duke i shënuar plot shtatë gola kundërshtarit anglez. Me këtë humbje, Newcastle u bë vetëm skuadra e dytë angleze në histori që pëson një disfatë kaq të thellë në UEFA Champions League.
Në raundin pasues, Barcelona do të përballet me Atletico Madridit, por sipas francezit, madrilenët do ta kenë jashtëzakonisht të vështirë të përballojnë këtë nivel loje.
“Ajo që pamë nuk ishte thjesht një fitore, por një tronditje e madhe për futbollin europian. Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë,” u shpreh francezi.
Ai shtoi se kjo është Barcelona autentike, ajo që kur vendos të dominojë, bëhet e papërmbajtshme. “I shikon në fushë dhe gjithçka duket perfekte. Kur luajnë në shtëpi, të japin ndjesinë sikur është rikthyer magjia e ekipit legjendar të Johan Cruyff.”
Sipas Henry, Newcastle nuk arriti të përballonte ritmin dhe presionin ofensiv të katalanasve, duke u dorëzuar plotësisht.
“Të ndalosh këtë Barcelonë në këtë gjendje? Është pothuajse e pamundur. Kjo është filozofia e Flick: të shënojmë më shumë se kundërshtari, pavarësisht çdo gjëje. Kur një skuadër arrin këtë nivel, nuk fal askënd. Urime Barcelonës… Europa tashmë do të fillojë ta ndiejë frikën,” përfundoi ai.