Goli i Neymar nuk e shpëton, Santosi shkarkon trajnerin

Trajneri i Santos, Pablo Vojvoda, është shkarkuar pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Internacionalit në Serie A braziliane.

Një penallti në minutën e 56-të nga Neymar nuk mjaftoi për të shmangur një tjetër humbje të rëndë.

Trajneri argjentinas u emërua gushtin e kaluar, por ai dështoi ta ndryshonte situatën e ekipit, duke i lënë ata në vendin e 16-të në ligë (një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria).

Statistikat përfundimtare janë 10 fitore, 14 barazime dhe 10 humbje.

Klubi njoftoi lajmin sot në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Santos FC njofton shkarkimin e trajnerit të saj Juan Pablo Vojvoda dhe anëtarëve të stafit të tij. Klubi i falënderon ata për shërbimet e tyre dhe u ron suksese në përpjekjet e tyre të ardhshme”.

Pasardhësi i tij është gjetur menjëherë dhe bëhet fjalë për trajnerin Kuka.

“Klubi Futbollistik Santos finalizoi nënshkrimin e trajnerit Kuka këtë të enjte për pjesën e mbetur të sezonit. Trajneri i ri nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2026. Kuka mbërrin në Peixe i shoqëruar nga ndihmëstrajneri Cuquinha dhe trajneri fizik Omar Feitosa.

I lindur në Curitiba (PR), Alexi Stival është 62 vjeç dhe do të fillojë periudhën e tij të katërt në Klubin Futbollistik Santos. Më parë, trajneri ka drejtuar Alvinegro Praiano në vitet 2008, 2018 dhe 2020-2021”, thuhet në deklaratën e klubit brazilian.