Bayerni përballë Realit në çerekfinalet e Championsit, Kompani nuk ‘zgjedh’ pretendent

Trajneri i Bayern Munchen, Vincent Kompani, foli pasi eliminuan Atalantën me shifrat e thella (10-2 në dy ndeshjet) dhe për duelin e radhës në Champions, kësaj here kundër Real Madridit në çerekfinale.

“Nuk e di sinqerisht, as nuk kam dëshirë ta them në një konferencë për shtyp kush është favorit apo jo. Këtë mund ta vendosni ju. E rëndësishme është që të dyja ekipet kanë shumë kualitet, nëse sot shikoni se si lojtarët tanë sulmojnë, e njëjtja gjë vlen edhe për Real Madridin. Kjo është dicka e mirë për futbollin.

Shpresojmë të kemi një ndeshje pozitive për tifozët, në fund dua të fitoj sigurisht, është normale, është objektivi ynë, dhe nëse ndodh kundër Real Madridit është historike. Është një nga klubet më të mira në Champions dhe kështu është një sfidë shumë e bukur”, përfundoi tekniku i bavarezëve.