Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën e Posaçme
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar me një tjetër kërkesë për zëvendësim mase sigurie Gjykatës së Posaçme. Javën e kaluar, Meta u tërhoq nga një kërkesë e njëjtë, për shkak se në të njëjtën ditë, Gjykata e Lartë shqyrtonte kërkesën e tij për ndryshim të masës "arrest në burg", në të cilën qëndron prej tetorit 2024.
Të mërkurën, kjo gjykatë pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes së ish-presidentit të Republikës, ish-deputetes dhe tre të pandehurve të tjerë, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Meta dhe Kryemadhi do të përballen me akuzën për 3 vepra penale: atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë. Akuza që nga ana e avokatëve janë konsiderur poltike dhe pa asnjë fakt.