Raportet ndërkombëtare, Këlliçi: Shqipëria zyrtarisht Autokraci Elektorale! Korrupsioni, problem madhor

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Freedom House. Aty cilësohet korrupsioni dhe rryshfeti në Shqipëri si problem madhor dhe vendi konsiderohet në raportin e fundit si vend pjesërisht i lirë.

“Por, shkruan Këlliçi në meszhin e tij, vlerësimi më i rëndë vjen nga V-Dem, një nga institutet më prestigjoze në botë sa i përket matjes së demokracisë dhe zgjedhjeve.

“Me Edi Ramën, Shqipëria klasifikohet si autokraci elektorale dhe renditet me Beninin, Bosnjen, Indonezinë, Meksikën, Sierra Leone, Somalilandian dhe Zambian”.

Postimi i plotë:

Qeverisja e Ramës ngel sërish në raportet ndërkombëtare!

Shqipëria zyrtarisht Autokraci Elektorale!

Freedom House e cilëson korrupsionin dhe ryshfetin në Shqipëri si problem madhor dhe konsiderohemi dhe në raportin e fundit si vend pjesërisht i lirë.

Kombet e Bashkuara me studimin e kryer, i nxjerrin shqiptarët më të palumturit në Evropë, pas Turqisë. Shkaqet kryesore janë mungesa e shërbimeve publike dhe korrupsioni qeveritar.

Por vlerësimi më i rëndë vjen nga V-Dem, një nga institutet më prestigjioze në botë sa i përket matjes së demokracisë dhe zgjedhjeve.

Me Edi Ramën, Shqipëria klasifikohet si autokraci elektorale dhe renditet me Beninin, Bosnjen, Indonezinë, Meksikën, Sierra Leone, Somalilandian dhe Zambian.

Duke menduar se me industrinë e propagandës dhe joshjes së ndërkombëtarëve do të vazhdojë të ruajë pushtetin, Edi Rama harron se qeverisja e keqe, korrupsioni, lidhjet me krimin, kapja, shantazhimi dhe manipulimi i votës, nuk kalojnë pa lënë gjurmë.

Raportet ndërkombëtarë tregojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në Shqipëri. Por po ashtu, edhe kancelaritë dhe zyrat kryesore të Brukselit, apo të vendeve tona partnere tanimë e dinë dhe nuk mbyllin më sytë.

Nuk ka më oksigjen për regjimin e Tiranës. Por fjalën e fundit duhet ta themi ne dhe qytetarët.

Bashkohu me 22 Mars në orën 18:00, para zyrës së korrupsionit e krimit.

Eshtë vendi yt, e drejta jote, zëri yt!