VIDEO/ Malltezi degjeneron Bollinon jashtë SPAK: Hajde hajdut…hajde mos ik…
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka pasur një përplasje verbale me pronarin e Report Tv, Carlo Bollino, jashtë ambjenteve të SPAK.
‘Hajde hajdut! Hajde mos ik, jo! Sapo iku hajduti Carlo Bollino!’, dëgjohet të thotë Malltezi në ambjentet jashtë SPAK, ndërkohë që Bollino largohet me shpejtësi në krahun tjetër të rrugës.
Kujtojmë se Malltezi ka paditur Bollinon në gjykatë për shpifje dhe ky i fundit nuk ka arritur të paraqesë asnjë provë për gënjeshtrat e tij.