‘South Pars’, Fusha më e madhe e gazit natyror në planet, në pronësi të Iranit dhe Katarit
Presidenti amerikan Donald Trump, në një postim në Truth Social, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do ta shkatërronin plotësisht fushën masive të gazit të Iranit, Persia Jugore (South Pars), nëse Teherani do të vazhdonte sulmet ndaj Katarit, ose do të përshkallëzonte tensionet në rajon.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për sulmin izraelit në fushën strategjikisht të rëndësishme të gazit ‘Pars’, duke theksuar se ky veprim është një “mesazh” për Teheranin për lëvizjet e tij në Ngushticën e Hormuzit.
Postimi i Donald Trump:
“Izraeli, i zemëruar për atë që ka ndodhur në Lindjen e Mesme, ka sulmuar me dhunë një strukturë të madhe të njohur si fusha e gazit South Pars në Iran. Një pjesë relativisht e vogël e fushës u godit. Shtetet e Bashkuara nuk kishin dijeni për këtë sulm dhe Katari nuk kishte asnjë përfshirje, as nuk e dinte se do të ndodhte. Fatkeqësisht, Irani nuk ishte në dijeni të kësaj ose të ndonjë fakti përkatës që rrethon sulmin në South Pars dhe sulmoi padrejtësisht dhe pa bazë një pjesë të objektit të LNG-së së Katarit.
Nuk do të ketë sulme të mëtejshme nga Izraeli në fushën jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të vlefshme South Pars, përveç nëse Irani, me naivitet, vendos të sulmojë Katarin shumë të pafajshëm – në të cilin rast, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ose pa ndihmën ose pëlqimin e Izraelit, do ta hedhin në erë masivisht të gjithë fushën e gazit South Pars me një forcë dhe fuqi që Irani nuk e ka parë ose përjetuar kurrë më parë. Nuk dua ta lejoj këtë katastrofë për shkak të implikimeve afatgjata që do të ketë për të ardhmen e Iranit, POR NËSE LNG-ja e KATARIT SULMOHET PËRSËRI, NUK DO TË HEZITOJ TA BËJ KËTË. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. President DONALD J. TRUMP.”