Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhja
Gazetari dhe analisti Namir Lapardhja është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një tromboze në sistemin e qarkullimit të gjakut. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij.
Ndarja e tij e papritur nga jeta ka shkaktuar tronditje dhe dhimbje tek kolegët, miqtë dhe opinioni publik, të cilët e vlerësojnë për profesionalizmin, integritetin dhe kontributin e tij të çmuar në median shqiptare.
SYRI shpreh ngushëllime për familjen e tij, të afërmit, miqtë dhe të gjithë dashamirësit e tij.