Zjarri ‘pushton’ aksin rrugor Levan-Fier, bllokohet qarkullimi

Është bllokuar aksi rrugor Levan-Fier, dhe për këtë shkak është bërë zjarri i madh që ka përfshirë zonën përreth.

Flakët kanë arritur deri në aksin rrugor Fier- Levan duke bllokuar qarkullimin e automjeteve nga të dyja krahët.

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pemë janë djegur si pasojë e zjarrit të madh. Shkaku i zjarrit ende mbetet mister teksa zjarrfikëset kanë nisur punën në përpjekje për të shuar flakët.

Policia i është bashkangjitur aksionit, dhe po mundohet të normalizojë trafikun e krijuar nga makinat.