Fiter Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët, Bujar Spahiu: Zoti pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona
Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujrar Spahiu ka uruar besimtarët me rastin e Fiter Bajramit.
“Me rastin e Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë.
Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, si dhe begati e mirësi në jetën tuaj.
Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona përgjatë gjithë këtij muaji të bekuar!”, u shpreh ai.