PLUG/ Rama dhe KKT-ja e tij, i japin 100 milionë euro leje për ndërtime vilash punonjësit të Amant Josifit

Tre leje ndërtimi me vlerë 100 milionë euro për prestanome të bosëve të Inceneratorëve, ngriti dyshime, ndaj invetigimi ynë shkoi edhe më tej për të faktua që nuk janë prestanome të lidhura me inceneratorët por me personazhin e prezantuar që në hyrje të këtij emisioni Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës.

Arbër Habilaj ka themeluar në tetor 2023 kompanië AG Holding. Aksionerë janë Arbër Habilaj dhe vëllai I tij një ish punonjës I agjencisë së trajtimit të pronave Geraldo Habilaj. Ne nuk e dijmë nëse pronat ku po ndërtojnë kanë kaluar në këtë agjenci por sigurisht do duhet të sqarohet edhe ky detaj nga SPAK.

AG Holding është aksioner në kompanitë:

PRONIX e themeluar në nëntor 2025

Petville Coffe e themeluar në mars 2025

A2G Construction & Development e themeluar në nëtor 2024

Petville e themeluar në dhjetor 2023

BEE Taxi e themeluar në nëntor 2023

Kompanitë Petville, Petvilee Coffed he BEE Taxi janë në bashkë pronësi me kompani të tjera të zotëruara nga shtetasit Luis dhe Renald Shtëpani si dhe Kliton dhe Eris Xhemali. Luis dhe Renald Shtepani kanë themeluar kompaninë R_L HOLDING në tetor 2023. Ndërsa Kliton dhe Eris Xhemali kanë themeluar kompaninë E.K HOLDING në tetor 2023. Në kompanite e themeluara nga këta shtetas dhe Arbër Habilaj BEE TAXi dhe Petville, ata kanë investuar mbi 1 milion euro vetëm automjete (taksi) dhe 340.000 euro në kompaninë Petville.

Po ku u gjendën të gjitha këto para që sipas bilanceve rezulton se nga ortakët janë investuar mbi 700.000 euro CASH vetëm në vitin 2024??

Shtetasit Luis dhe Renald Shtëpani si dhe shtetasit Kliton dhe Eris Xhemali në vitin 2021 rezultojnë se punojnë në kompaninë Ever Plus, e cila rezulton e themeluar në tetor të vitit 2019 nga Amant Josifi. Dhe pronarët e rinj të kompanive, te cilet nga pagamarrës të thjeshtë që arrijnë të paguajn 700 mijë euro CASH rezultojnë të kenë qenë vetëm menaxher, shef zyre dhe specialist marketing të Amant Josifit.

Kompania EVER PLUS është themeluar në tetor të vitit 2019 nga Amant Josifi dhe në mars të vitit 2020 ai ja ka kaluar aksionet shtetases Greta Picari, e cila është dhe motra e Egla Josifit. Në dhjetor të vitit 2021 pasi u njoftua për hetimet gjermane ai pezullon këtë kompani. Ever Plus ka patur si aktivitet Call Center dhe në të punonin mbi 250 persona, ku në vitin 2021 qarkulloi miliona euro. Në vitin 2023 kjo kompani kalon në likuidim dhe asnjë nga organet shtetërore edhe pse Josifi ishtë shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga dhjetori 2022, nuk ka marrë mundimin të hetojë kompanitë. Nëse edhe në këtë rast organet e drjetësisë janë stepur përballë ortakut të Olsi Ramës, por agjencitë ligjzbatuese gjermane e europiane duket se kanë qenë më të pa ndikuara, e bashkë me ta edhe gazetarët italianë që vllazërisht iu lutën kryeministrit Edi Rama që ti lejojë të investigojnë vjedhjen e qytetarëve italianë nga kullat e Tiranë.

Ndërsa shefi i tyre Amant Josifi shijon paratë e vjedhura në Dubai, çuditërisht vartësit bëhën milionerë dhe hapin biznese në të cilat është e thjeshtë ti biesh kasës e të presësh fatura për ushqim kafshësh, kafene apo dhe xhiro me taksi. Por duket se nevoja ka lindur për më shumë aktivitet financiar, ndaj në horizont del edhe një tjetër leje ndërtimi. Luis Shtëpani në vitin 2014 ka themeluar kompaninë AGRA – LU, e cila si aktivitet ka patur, Zyrë këmbimi valutor. Në vitin 2017, Luisi ja kalon aksionet dajës së tij Agim Cani. Në maj të vitit 2020 kjo kompani vendos ti futet ndërtimit duke shtuar edhe një adresën:

TIRANE; Rruga Ali Demi, Objekt ne ndertim ne Zonen Kadastrale 8180, Pasuria Nr. 1/358.;

Menjëherë te kjo kompani rriten edhe të ardhurat pasi futet në biznesin e ndërtimit.

Faturimet nga 1.7 milion lekë në vitin 2019, fluturojnë në 70 milion për vitin 2020, e të mos harrojmë se ishte vit pandemie. Në bilancin e vitit 2024 vetëm aktive të mbajtura për shitje shkojnë në vlerën 308 milion lekë ose 3 milion euro.

Pra nga një zyrë këmbimi me faturime 10.000 euro në vit, kompania e Luis Shtëpanit në vitin 2024 ka apartamente të pashitura në vlerë mbi 3 milion euro.

Por në mbledhjen e KKT në korrik të vitit 2025, vëllai i Olsit, Edi Rama ka miratuar një tjetër leje ndërtimi në Mjull Bathore për subjektin Agra Lu.

E ndërsa vazhdonim investigimin rezultoi se Artech Studio e Arbër Habilaj në faqen e instagramit pasqyronte një projekt me vila ne mjull bathore, një zonë shumë e lakmuar pranë TEG, çka fakton edhe njëherë lidhjet e biznesit mes tyre në sektorin e ndërtimit fal zemërgjerësisë së Edi Ramës.

Pyetja më e thjeshtë që ngrihet në këto raste është se si një specialist bashkie si Arbër Habilaj dhe 4 punonjës Call Centeri arrijnë të shndërrohen ndër biznesmenët më të sukseshëm në Shqipëri, e më naive është pyetja se ku i gjetën lekët për të hapur kompani dhe marrë leje ndërtimi në vlera qindra milionë euro. E pa përgjigje do të mbetet pyetja se si këta personazhe i hynë në zemër kryeministrit Edi Rama që brenda pak muajve të firmoste për ta mbi 5 lejë ndërtimi kullash e resortresh me vlerë disa qindra milionë euro.

Cili ishte interesi I kryeministrit Edi Rama që të firmoste këto leje ndërtimi, për kompani e personazhe subjekte hetimi nga SPAK? Ti jepte leje kullash një ish-specialisti bashkie apo punonëjsve të Amant Josifit? A i firmosi Edi Rama këto leje me vullnet të plotë për pastrimin e parave të ortakut të Vëllait apo ndokujt tjetër, i takon SPAK-ut ti vërtetëojë. Por ne si emision i sugjerojmë kryeministrit që në vend që të urdhërojë Ceno Klosin të kallëzojë Syri TV, le ta dërgojë të depozitojë edhe një kallëzim për këtë skemë. E ndërsa vetë Ceno Klosi është i zënë me hetimet që SPAK po kryen ndaj tij pikërisht për pastrim parash, Syri Televizion nuk do të frikoshet e as të stepet nga denoncimi i korrupsionit dhe pastrimit të parave nga zyrtarët e tu, z. Kryeministër. Madje ky është vetëm fillimi, pasi në vijim denoncime edhe më të forta e më afër teje do të ketë. E nëse SPAK nuk do ti hetojë, do të dal dikur diku një prokuror mbase edhe jashtë Shqipërisë, që në mos të ka ndalur ty dhe familjarët e tu pas zbritjes nga avioni, kjo do të vijë edhe dita kur ti të japësh llogari për vjedhjen e këtij vendi dhe kriminalizimin e ekonomisë duke detyruar mijra fëmijë, të rinjë e të reja që të braktisin shtëpinë e tyre.