VIDEO/ Kujt ia jep kullat Edi Rama? Kush fshihet pas Arbër Habilaj?
E gjithë skema zbulohet nga rrjeti i kompanive, që bazën e tyre e kanë në qendër të Tiranës, pikërisht në pallatin Domus të ndërtuar nga Arbër Habilaj. Sipas të dhënave të QKB kompanitë e lidhura me Arbër Habilaj të cilat kanë adresën pallati Domus, janë:
Artech Group që nga janari 2024
Artech Studio që nga prilli 2024
AG Holding që nga tetori 2023
Arbër Habilaj PF që nga janari 2026
Geraldo Habilaj PF që nga janari 2026
A2G Construction & Development që nga nëntori 2024
Bee Taxi që nga tetori 2023
PRONIX që nga nëntori 2025
Në këto kompani nuk rezulton vetëm emri i Arbër Habilajt, por edhe personazheve të tjera, që ngrenë dyshime të forta se përdoren si Prestanome nga Amant Josifi. Por le të rikthehemi tek kompania Artech Group, e cilat siç duket se është ndër të preferuarat e kryeministrit Edi Rama për tu bekuar me leje ndërtimi në Tiranë por edhe në bregdet.
Edhe pse nuk deklarojnë të dhëna të plota të bilanceve, kjo kompani nga qershori i vitit 2025 deri në mars të vitit 2026, pra në më pak se një vit ka regjistruar plot 3 adresa te reja në QKB. Nuk janë as më shumë e as më pak, por 3 leje ndërtimi për kulla dhe resorte me firmë direkte të Edi Ramës. Në qershor 2025 regjistrohet adresa :
TIRANE; Njesia Administrative nr.7, Rruga e Kavajes, Zona Kadastrale 8250, me disa pasuri të bëra pjesë të saj në shërbim të ndërtimit.
Në janar 2026 regjistrohet adresa:
Dhermi, Bashkia Himare, Zona Kadastrale 1739, Nr. Pasurie 68/17; 68/31
Në mars 2026 regjistrohet adresa :
TIRANE; Zona Kadastrale 8270, Tiranë edhe këtu me disa pasuri në shërbim të ndërtimit. Pra 3 leje ndërtimi me firmë të Edi Ramës në zonat më të lakmuara të Tiranës dhe Bregdetit, për një kompani të dal nga hici e me bilance me probleme.
Adresa e regjistruar në mars është një leje ndërtimi e miratuar nga Edi Rama për 20.000 m2 ndërtim në një kullë 32 kate në zonën e liqenit artificial.
Siç e shikoni edhe nga pamjet e ofruara nga vetë kompania, bëhet fjalë për një kullë luksoze 32 katëshe e me disa kate garazh, e vendosur në një prej zonave më të lakmuara të Tiranës. E për nga projektimi dhe niveli i ndërtimit është një objekt që do ta kishin zili, por vështirësi financiare për ta ndërtuar edhe kompanitë më të vlerësuara ndërkombëtare. Por për Arbër Habilajn, asgjë nuk është e pamundur nëse bëhet fjalë për para.
Ndërtimi tjetër është në dhërmi, në një nga zonat më të bukura.
Leja është për rreth 11.000 m2 ndërtim mbi dhe nen tokë.
Në këtë leje bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti në Dhërmi, Himarë, një prej zonave më të lakmuara, ku jo vetëm incvestimi shkon në qindra milionë euro, por edhe për nga vendosja, duket qartë që ka në dizpozicion një prej hapsirave më të bukura të rivierës shqiptare. E bashkë me kullën, ky bëhet projekti i dyt që lyp nevojën e disa qindra milionë eurove për tu ndërtuar. E për ta rikujtuar ndërtues është një person që kulmin e karriesës e kapi me të qenurit specialist në Bashkinë 5D të Erion Veliajt.
Edhe pse dy investime qindra milionë euro, duket se për aftësinë e Arbër Habilajt, të paktën si pronar në letra, këto dy leje janë të pamjaftueshme, ndaj dhe Edi Rama është kujdesur për një tjetër leje ndërtimi kulle në qendër të Tiranës.
Në vitin 2025, Artech Group ka marrë një tjetër leje për ndërtimin e një kulle me 20 kate në Rrugën e Kavajës, e me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 17 mijë metrash katrorë. Siç shikohet edhe në renderat e projektit, bëhet fjalë për një kullë tepër luksoze që kërkon gjithashtu edhe një financim të madh. Por duket se edhe në këtë rast paratë nuk janë problem, mjfaton që vetëm Edi Rama të firmoste lejen për ndërtimin e saj.
Deri në këte moment te investigimit nuk dihej sesi kompania e Arbër Habilaj arriti të krijonte besueshmëri te Edi Rama për të ndërtuar 2 kulla gjigande në Tiranë dhe një kompleks gjigand në Dhërmi por ajo që dim me sigur është se vlera e këtyre projekteve i kalon mbi 100.000.000 euro.
Por ne ndihme na erdhi kompania e themeluar ne nentor te vitit 2024.
A2G Construction & Development, se kush eshte germa A e dim, Arber Habilaj, prandaj hulumtuam te kuptonin germen G ne emrin e kompanise.
A2G Construction & Development themelohet nga dy ortake, Arber Habilaj 50% dhe Elgerti Bixha. Ne dhjetor 2025, Elgerti Bixha largohet nga kjo ortakeri.
Po kush eshte Elgerti Bixha…
Sipas te dhenave te bera publike nga SPAK ne dosjen e AKSHI-t, Elgerti Bixha eshte prestanome i perdorur nga Ergys Agasi,e parandaj me plasjen e skandalit ne dhjetor 2025 ai largohet nga kjo kompani per te mos terhequr vemendjen e hetuesve shqiptar e jo vetem.
Ne nuk e dim nese G ne emrin e kompanise eshte per te perfaqesuar Gysin e Rames por kjo do te kishte qene arsye e mjaftueshme per ti dhene 3 leje ndertimi me vlere 100.000.000 euro.