VIDEO/ Reshjet e borës mbulojnë juglindjen e vendit
Kanë vijuar gjatë natës reshjet e lehta të borës në juglindje të vendit. Në fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra.
Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët në të dy zonat, ndërsa prezencë bore është shënuar edhe në segmentin e tuneleve të Qafë Plloçës.
Sipas informacioneve, firmat kontraktore kanë ndërhyrë në kohë duke bërë pastrimin e rrugëve, çka ka mundësuar qarkullim normal të mjeteve. Nuk raportohen problematika në lëvizjen drejt dy fshatrave turistikë.