Bayerni dominon Atalantën me katër gola, në çerekfinale përballë Realit
Bayerni konfirmoi superioritetin ndaj Atalantës me një fitore të thellë 4-1, edhe pse kualifikimi ishte siguruar që në ndeshjen e parë (6-1).
Seria e golave nisi në minutën e 25-të, kur Harry Kane realizoi nga pika e bardhë për 1-0, pasi fillimisht kishte humbur penalltinë, por ajo u përsërit dhe këtë herë ai nuk gaboi.
Në pjesën e dytë, në minutën e 54-t, Kane realizoi sërish, këtë herë me një goditje spektakolare nga distanca, që përfundoi në këndin e sipërm të majtë për 2-0.
Vetëm dy minuta më vonë, në të 56-ën, Lennart Karl shfrytëzoi një asist të Luis Diaz dhe shënoi për 3-0 me një goditje të saktë brenda zonës.
Në minutën e 70-të, vetë Luis Diaz vulosi rezultatin 4-0, pas një aksioni individual të bukur dhe një parabolë elegante mbi portierin, ndërsa Samardzic realizoi golin e nderit për Atalantën katër minuta para fundit të kohës së rregullt.
Një tjetër paraqitje dominuese për bavarezët, që konfirmojnë formën e shkëlqyer në Champions League.
Në çerekfinale bavarezët i pret finalja e parakohshme me Realin e Madridit.