VIDEO/ Liverpooli përmbys me katër gola Galatasaray-n, përballë PSG-së në çerekfinale
Liverpooli ka kaluar në avantazh në përballjen ndaj Galatasaray-t në stadiumin ‘Anfield’. Në minutën e 26-të, vendasit gjetën golin që hap sfidën dhe rrit optimizmin për kualifikim.
Autori i golit ishte Dominik Szoboszlai, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe i dha epërsinë skuadrës angleze. Mesfushori përfitoi nga një aksion i mirë i Liverpoolit dhe finalizoi me saktësi, duke çuar rezultatin në 1-0.
Në minutën e 51-të, Mohamed Salah tregoi vizion të shkëlqyer, duke dhënë një pasim inteligjent brenda zonës për Hugo Ekitike, i cili me një goditje të menjëhershme dhe të saktë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-0.
Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 53-të, erdhi edhe goli i tretë. Ryan Gravenberch shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës dhe me qetësi e dërgoi në këndin e majtë të portës, duke çuar rezultatin në 3-0.
Në minutën e 56-të, një episod i pafat për miqtë solli edhe golin e katërt. Wilfried Singo, në përpjekje për të larguar një krosim të rrezikshëm në zonën e vogël, përfundoi duke e dërguar topin në rrjetën e tij.
Ky autogol vulos një paraqitje katastrofike për Galatasaray-n, ndërsa Liverpooli po dominon totalisht në çdo repart. Me këtë rezultat, anglezët janë praktikisht të sigurt për kualifikimin dhe po japin një sinjal të fortë për rivalët në Champions League.