Presidenti i Iranit: Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të shkaktojnë 'pasoja të pakontrollueshme'

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkain, deklaroi në rrjetin social X se ai “denoncon fuqishëm” sulmet e Izraelit ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, pas sulmeve që goditën fushën e gazit South Pars më herët gjatë ditës.

Ai shkroi: “Këto veprime agresive nuk do të arrijnë asgjë për armikun sionist amerikan dhe mbështetësit e tij. Përkundrazi, ato do të komplikojnë më tej situatën dhe mund të çojnë në pasoja të pakontrollueshme, të cilat mund të përfshijnë gjithë botën.”

Irani ka reaguar me sulme ndaj vendeve të Gjirit, përfshirë Katar, Bahrein dhe Arabia Saudite.

Pas deklaratës së presidentit iranian Katari raportoi një zjarr dhe “dëmtime të gjera” në zonën e Ras Laffan – vendi ku ndodhet një rafineri që Irani kishte thënë se ishte objektiv i sulmit.

Ministria e Jashtme e Katarit e quajti sulmin me raketë në Ras Laffan “të guximshëm” dhe theksoi se “pala iraniane vazhdon politikat e saj përshkallëzuese, që po e shtyjnë rajonin drejt greminës”.