PSG në telashe, dëmtim i rëndë për Barcola, do të mungojë gjatë
Bradley Barcola, sulmues i PSG-së, do të mungojë për disa javë pas një dëmtimi serioz të ligamenteve të kyçit të këmbës së djathtë, të pësuar gjatë ndeshjes kundër Chelsea-t në fazën e 1/8-ve të Champions League.
Klubi francez konfirmoi se Barcola, i cili u zëvendësua në minutën e 59-të dhe kishte shënuar golin e parë të skuadrës në fitoren 3-0 në transfertë, ka dëmtuar ligamentet e kyçit të këmbës.
Dëmtimi pritet ta mbajë jashtë fushës për përballjen e ardhshme të çerekfinaleve, ku kampionët aktualë do të përballen me fituesin e ndeshjes mes Liverpool-it dhe Galatasaray-t. Kjo mungesë është një goditje e rëndë për trajnerin dhe skuadrën, që do të duhet të gjejë alternativa në sulm për të ruajtur ecurinë në Champions League.