VIDEO/ Pamjet e aksidentit ku humbi jetën polici në Korçë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Korçë–Maliq, në zonën e Lumalas, ku u përfshinë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 45-vjeçari Krenar Çekiçi, i cili ishte punonjës i policisë së burgjeve.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentet e aksidentit tragjik, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.