'Rama po pastron figurën e Vuçiç' - Imeri: Serbia bleu armatim në Kinë, ja kushti që BE duhet t'i vërë urgjent...
Qëndrimi i fundit i kryeministrit Edi Rama në krah të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ka shkaktuar një valë kritikash të ashpra, duke u konsideruar si një veprim që minon interesat e Kosovës dhe dobëson faktorin shqiptar në një moment kyç për integrimin evropian.
Dorajet Imeri, analist nga Prishtina, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, tha se shfaqja e Ramës si mbështetës i nismave që i lehtësojnë rrugën Serbisë, vjen në një kohë kur vetë Vuçiç ka riafirmuar politikën e tij se “Kosova është pjesë e Serbisë deri në vitin 2030”.
Ky veprim i Tiranës zyrtare përshkruhet si i pakoordinuar me Prishtinën dhe jashtëzakonisht i dëmshëm për pozitën negociuese të Kosovës, si dhe për marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare.
Në këtë kontekst, propozimi i kryeministrit Rama për një anëtarësim të përshpejtuar dhe në paketë të Shqipërisë me Serbinë në Bashkimin Evropian, për analistin Imeri, shihet si një strategji për të anashkaluar pengesën kryesore të Serbisë: njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo nismë bie ndesh me kriteret e qarta të vendosura nga Brukseli, theksoi ndër të tjera analisti, ndërsa shton se vetë unioni ka theksuar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur shtetin e Kosovës.
Sakaq analisti Imeri, thotë se Serbia bleu raketa me rreze të gjatë veprimi nga Kina, ndësa thekson se BE duhet t'i vërë kusht Beogradit në procesin intergrues.
E dëmton jashtëzakonisht shumë pozicionin tonë, edhe në negociues, edhe në procesin e integrimit, por edhe raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Dua të shkoqis dy-tre gjëra në këtë kohë Serbia vetëm 30 ditë përpara e bëri publike një kontratë me, me Kinën për blerjen e raketave me rreze të gjatë veprimi, që do të thotë që janë për qëllime të qarta ekspansioniste të Serbisë. Vuçiç nuk po thotë vetëm fjalë goje, por po e materializon edhe përmes, gjërave konkrete. Është i vetmi vend i rajonit dhe i vetmi vend në Evropë që ka kso lloj marrëveshjesh me Kinën. Dhe ai e kundërshton hapur, drejtpërdrejtë një marrëveshje politike dhe ushtarake që ka Kosova, Shqipëria dhe Kroacia. Po. Pra, po flasim për shqetësim që e prezanton kryeministri Rama si kryeministër, apo jo?
Çështja e dytë është se Rama ka prezantuar një ide të integrimit të padrejtë të vetos, siç edhe u tha më herët edhe nga ish-ministri. Kjo ishte e pamundur fillimisht, por fakti që Shqipëria e prezanton anëtarësimin e saj dhe të Serbisë përmes një procedure të përshpejtuar, do të thotë që ëh, të shmanget pengesat që Serbia ka në procesin e saj të integrimit në raport me çështjen e Kosovës. Te Kosova nuk na ka bërë zoti Ramës, askujt që e prezanton këtë ide. Pra, ne shpresojmë që Bashkimi Evropian do të përcaktojë ose t'i ruajë kriteret që i ka përcaktuar qartë Serbisë, ku thuhet shprehimisht, nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian për aq kohë sa nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Sepse cili është kuptimi i negociatave politike në mes të Kosovës dhe Serbisë që kanë filluar në 2011-ën? Ne jemi në 15 vite negociata. Duhet të bëjmë lëshime siç ka bërë kryeministri Kurti disa ditë më parë sa i takon ligjet për shtetasit e huaj që qëndrojnë në Kosovë, dhe në këtë proces është dashur që të bëjmë shumë kompromise që për shumë kë kanë kaluar tashmë dhe Ahtisarin dhe çohet një ditë të kthjelltë.
Zoti Rama thotë që ne duhet t'i kalojmë këto pengesa çfarë i kemi rrugës për t'u anëtarësuar shpejt. Kjo është goditja më e madhe e radhës që i bëhet Kosovës pas atë që e kemi pësuar përmes Open Balkan. Edhe atëherë kemi qenë kundër, edhe tash jemi kundër, dhe këto veprime që Shqipëria i ka ndërmarrë në prizmin e një bashkëveprimi ndërshqiptar, është absolutisht e papranueshme dhe e dëmshme për pozitën negociuese të Republikës së Kosovës. Pra, përmes kësaj, Shqipëria po e lustron, po e pastron figurën e Vuçiçit dhe po e lustron dhe e pastron Serbinë. Dhe unë konsideroj që kjo është e dëmshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë faktorin shqiptar në rajonin tonë. Nuk dua të tingëllojë si folklorist, as nuk dua të dukem si ndoshta një patriot prej bateri. Por vërtet kjo është dëm i madh i pozitës negociuese të Kosovës. Dhe ky proces negociues kërkon nga Serbia që të njeh realitetin politik të Kosovës dhe ky realitet është i pranuar nga së paku 120 shtete anembanë botës.
Unë besoj që kryeministri Rama nuk mundet që të bëjë këso deklarata është në kompensim të problemeve të brendshme që ka. Çështja e Ballukut nuk mund të tejkalohet me kaq lehtësi dhe Kosova nuk mund të jetë një monedhë kusuritje me Bashkimin Evropian. Është gabim, do të dalë gabim, është kalkulim i gabuar, është pa rezultat. Nëse kryeministri Rama konsideron që problemet me ligj që kanë strukturat e tij politike dhe kapërcimi sikur nuk ndodh gjë, unë besoj që Bashkimi Evropian tashmë e ka të qartë se kjo tashmë ka kaluar vetëm në nivelin e deklaratave dhe nuk është asgjë më serioze prej tij.
Është zhdukur që një kryeministër nga rajoni që ka një të kaluar të dhunës e të konflikteve ndëretnike të duket si avangardë, por kjo është, konsideroj vetëm në nivelin e konsumit të tij të brendshëm, sa për të, le të themi, konsoliduar figurën e tij në arenën ndërkombëtare dhe për të fituar zgjedhjet në Shqipëri. Por realiteti flet ndryshe. Unë konsideroj që Kosova nuk mund të jetë, po e përsëris edhe një herë, një monedhë që kryeministri, kryeministri Rama i kusurit problemet e tij me ligjin në raport me Bashkimin Evropian. Po e përsëris edhe një herë. Është gabim, nuk mund të tejkalohet dhe nuk do të tejkalohet me kaq lehtësi ky proces që Rama po e prezanton me Vuçiçin. Cilat janë arsyet që qëndron prapa? Unë e dëgjova me shumë vëmendje, a është i marrë peng, kushtimisht thënë ose pa kushtimisht thënë, unë nuk e di, por e di që këto deklarata e kanë goditur shumë Kosovën dhe do t'i godasin edhe tash.