VIDEO/ Bled Çuçi shtron iftar për 100 të ftuar, faturën e paguajnë punonjësit e bashkisë së Vlorës
Avokati Kujtim Cakrani ka denoncuar një situatë të pazakontë, që sipas tij ka ndodhur në Vlorë.
Cakrani shkruan në Facebook se, Bled Çuçi, i cili është i dërguar politik i Ramës për Vlorës, ka shtruar një iftar për 100 persona të ftuar, dhe faturën ja kishte lënë 4 drejtorëve të bashkisë së Vlorës.
Por as drejtorët nuk e kanë paguar vetë, por ua kanë marrë lekët punonjësve që kishin në varësi.
Reagimi i Kujtim Cakranit:
Bled Çuçi, në garën brenda partisë se kush është më bamirës, shtroj Iftar me 100 të fuar në një restorant në Qytetin e Vlorës.
Pagesën e Iftarit ja la si detyrë ta bënin 4 drejtorë të drejtorive. Drejtorët nuk paguan vet por mblodhën lekët nda punonjësit e tyre dhe kështu u shlye pagesa e Restorantit.
E pra kur të pafetë dhe paudhët bëjnë bamirësi nuk duhet besuar.