'Vrasje frikacake' - Presidenti iranian konfirmon vrasjen e Ministrit të Inteligjencës, Esmail Khatib
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, konfirmoi vrasjen e ministrit të inteligjencës së vendit, Esmail Khatib.
“Vrasja frikacake e kolegëve të mi të dashur Esmail Khatib, Ali Larijani dhe Aziz Nasirzadeh, së bashku me disa nga anëtarët e familjeve të tyre dhe ekipin shoqërues, na ka lënë me zemër të thyer”, tha Pezeshkian në një postim në X, duke përmendur sekretarin e këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit dhe ministrin e mbrojtjes, të cilët u vranë gjithashtu në sulmet e mëparshme izraelite.
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz , tha më herët sot se Khatib u vra në një sulm gjatë natës.
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte autorizuar ushtrinë “të vriste çdo zyrtar të lartë iranian... pa pasur nevojë për miratim shtesë”. Ai shtoi se sot priten “surpriza të rëndësishme” ndërsa “intensiteti i sulmeve në Iran po rritet”.
Kjo vjen një ditë pasi Irani konfirmoi vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Larijani, dhe komandantit të forcës paramilitare Basij të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gholamreza Soleimani. Mediat iraniane raportuan se një procesion mortor për të dy burrat do të zhvillohet sot në Teheran./ Guardian.