SYRI TV/ 'Pse Italia është e djathtë' në Tiranë, Italo Bocchino vjen me librin e tij të ri

Publicisti italian Italo Bocchino promovoi në Tiranë librin e tij "Pse Italia është e djathtë", ku analizon zhvillimet politike në Itali dhe më gjerë. Sipas tij, e djathta ka fituar terren duke dominuar debatin publik dhe duke ndikuar opinionin e votuesve.

Ai thekson se në momentet kyçe historike, italianët kanë zgjedhur vazhdimisht të djathtën, deri te fitorja e fundit e Giorgia Meloni, duke vlerësuar figurën e kësaj të fundit.

SYRI TV

Mes të ftuarëve të shumtë nga bota e medias, publicistikës apo dhe të politikës, publicisti italian Italo Bocchino promovi në Tiranë botimin e tij të fundit, librin “Perché l'Italia è di destra”, "Pse Italia është e djathtë". Në këtë libër, Bocchino sjell në vëmendje atë cka po ndodh sot në politikë, jo vetëm atë italiane por në mbarë botën. Autori analizon ndryshimin kulturor dhe politik në Itali, duke shpjeguar kalimin e vendit drejt qeverisjes nga e djathta.

Ai argumenton se e djathta ka fituar betejën e ideve, duke u bërë forca dominuese politike në Itali. Sipas tij, e djathta italiane ka fituar duke formësuar opinionin publik dhe duke adresuar tema që më parë dominoheshin nga e majta. Ky libër shpjegon rritjen e figurave si Giorgia Meloni, duke e parë atë si pjesë e këtij tranzicioni të thellë politik, përtej faktit se ishte një fitore e pritur. Vet Bocchino në fjalën e tij përpara të pranishmëve, shpjegon 3 etapat kryesore të tranzicionit politik në Itali

Italianët janë historikisht të prirur nga e djathta dhe këtë e kanë treguar në momentet kyçe të historisë, si në vitin 1948, në vitin 1994 me ardhjen e Berlusconit dhe së fundmi në zgjedhjet e vitit 2022. Në momentet më vendimtare, elektorati konservator është bashkuar gjithmonë për të penguar ardhjen e së majtës në pushtet. E majta nuk ka arritur kurrë të fitojë zgjedhjet me një përfaqësues të sajin dhe nuk do të arrijë ta bëjë këtë as në të ardhmen. Në zgjedhjet e fundit, pavarësisht se e majta paraqiti një figurë të moderuar si Enrico Letta, votuesit zgjodhën sërish të djathtën, duke i dhënë fitoren Giorgia Melonit. Kjo ndodh sepse italianët mbeten thellësisht konservatorë, tradicionalistë dhe të lidhur me kulturën kristiane, çka e bën të djathtën fituese në momentet vendimtare.

Libri ofron një këndvështrim mbi strukturën e re politike të Italisë dhe arsyet pse e djathta është forca udhëheqëse në këtë periudhë.