BE mbyll porten e integrimit për Shqipërinë, Noka: Rama, ndërkohë, shkruan letra me mikun e tij Vuçiç…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas bllokimit të rrugës së integrimit nga BE për shqipërinë që qeveriset nga Edi Rama.
“Për Shqipërinë nuk bëri asnjë njoftim, sepse BE nuk e ka miratuar raportin IBAR për Shqipërinë”, shkruan Noka.
“Ndërkohë Rama shkruan letra me mikun e tij Vuçiç”, vijon postimi i deputetit demokrat.
Mesazhi:
Pasojat e asaj që paralajmëruam:
Shqipërisë ia ndali hapin se nuk dorëzoi mandatin.
Sot Mali i Zi mbylli kapitullin nr. 14 të negociatave.
Një ditë më parë Kosi tha se Moldavia ka përparuar shumë drejt integrimit europian.
Për Shqipërinë nuk bëri asnjë njoftim, sepse BE nuk e ka miratuar raportin IBAR për Shqipërinë.
Ndërkohë #Rama shkruan letra me mikun e tij Vuçiç.