IKMT prish ndërtimet pa leje në Shirokë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një aksion në zonën turistike të Shirokës, duke nisur prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës së liqenit të Shkodrës.

Sipas burimeve pranë këtij institucioni, operacioni ka filluar këtë të mërkurë dhe synon lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Ndër objektet e para të prekura është një restorant në qendër të pikës turistike.

Sipas IKMT-së, ky objekt është konstatuar në shkelje të ligjit, pasi rezulton i ndërtuar pa leje.