Programi i plotë/ KMSH: Namazi i Fitër Bajramit do falet në Sheshin ‘Skënderbej’, më 20 mars ora 06.30

Në përfundim të muajit të bekuar të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "Skënderbej", më datë 20 Mars 2026, ora 06:30.

Njoftimi:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "Skënderbej", më datë 20 Mars 2026, ora 06:30.

Programi i plotë i Fitër Bajramit:

06:00 – Hapja e programit

06:05 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, z. Elton Karaj

06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli

06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Ftojmë të gjithë besimtarët që brenda mundësive të pajisen me sixhade për të qenë sa më komod gjatë ceremonisë së faljes.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron gëzuar Fitër Bajramin! Lusim Allahun t’jua ketë pranuar agjërimin, adhurimet dhe lutjet e këtij muaji të begatë!