U kap me armë, tritol dhe fishekë, 46-vjeçari: Kisha nevojë për para, do ndërtoja një shtesë në shtëpi

Grupi hetimor ka marrë në pyetje Urim Metën i cili ka pranuar se është i përfshirë në trafikun e armëve.

Tani që më kapet e pranoj gabimin.  Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime”, tha Urim Meta para policisë.

Hetuesit kanë dyshime se Meta është i përfshirë dhe në episode të tjera në trafikimin e armëve të zjarrit si dhe të kallepeve të tritolit.  Vijojnë hetimet për zbulimin e identitetit të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

46-vjeçari Urim Meta u arrestua ditën e djeshme në kuadër të operacionit “Synimi”.

Ai u arrestuar në rrugën e fshatit Shëngjergj, ndërsa gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe sekuestruan 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri, 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm